Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet Rregullorja për organizimin dhe veprimtarinë e KPK-së

Prishtinë, 1 nëntor 2019 - Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesi Zejnullah Gashi, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin kanë marrë pjesë edhe Zëvendëskryesuesi i KPK-së, Arben Ismajli, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së, BE-së dhe Zyrës Ligjore të Sekretariatit të KPK-së.

Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i punës në hartimin e Rregullores për organizimin dhe veprimtarinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili ka ardhur si nevojë e hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Gjatë këtij takimi është vazhduar puna në finalizimin e disa neneve dhe harmonizimin në tërësi të Rregullores me Ligjin e ri të Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Pas hartimit të Rregullores, e cila do të jetë në harmoni të plotë me Ligjin e ri të KPK-së, Komisioni do t’i propozojë miratimin e saj Këshillit Prokurorial të Kosovës.