Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Organizohet punëtori për rishikimin e akteve nënligjore të Këshillit Prokurorial

Prishtinë, 11 dhjetor 2019 - Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka organizuar një punëtori dyditore për rishikimin e disa akteve nënligjore.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë, përveç anëtarëve të Komisionit për Çështje Normative, edhe Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Drejtori i NJSHPP-së dhe përfaqësuesit e Zyrës Ligjore të Sekretariatit të KPK-së.  

Gjatë zhvillimit të punë punës së kësaj punëtorie është punuar për finalizimin e Rregullores për organizimin e veprimtarisë së Këshillit Prokurorial, Rregullores për trajnimin dhe zhvillim profesional të sistemit prokurorial dhe Udhëzuesin e brendshëm për sigurimin e objekteve të sistemit prokurorial.