Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Telegram ngushëllimi, drejtuar familjes Kelmendi, me rastin e vdekjes së ish ministres së Drejtësisë znj. Nekibe Kelmendii

E nderuar familje Kelmendi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjares tuaj dhe koleges tonë të nderuar, zonjës Nekibe Kelmendi.  Vdekja e zonjës Kelmendi është humbje e madhe jo vetëm për familjen Kelmendi por edhe për Sistemin e Drejtësisë dhe gjithë Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, më lejoni që në emrin timin personal, Prokurorisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e zonjës Nekibe Kelmendi. 

Me ndjesinë dhe respektin më të thellë.

Sinqerisht i juaji,

Ismet Kabashi
Kryeprokuror i Shtetit