Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër, Xhevahire Vatoci, zyrtare e Prokurimit në Policinë e Kosovës, në drejtim të veprës penale, Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose autorizimit

Prishtinë, 25 tetor 2011 –Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër, Xhevahire Vatoci, zyrtare e Prokurimit në Policinë e Kosovës, në drejtim të veprës penale, Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose autorizimit nga neni 339 par. 3 lidhur me par.1 të  KPK-së.

E pandehura Xhevahire Vatoci,  person zyrtar në Policinë e Kosovës, në Prishtinë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, për ndërmarrjen private “HIB Petroll” SH.P.K. nga Ferizaj, në cilësinë e zyrtarit të zyrës së prokurimit dhe kryetare e komisionit për vlerësim, ka shpërdorur pozitën zyrtare dhe ka tejkaluar autorizimet zyrtare, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik në Kosovë, që si pasojë ka rezultuar me përfitimin kundërligjor për ndërmarrjen private “HIB Petroll” në shumë prej 280.370,91€, shumë kjo me të cilën ka dëmtuar buxhetin e Policisë së Kosovës.

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë propozon që e pandehura të shpallet fajtore për veprën e kryer penale dhe të dënohet sipas ligjit.