Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Njoftim i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë lidhur me rastin e vrasjes së Alban Kastratit

Prishtinë, 3 nëntor 2011 – Sot para ndërtesës së Prokurorisë së Qarkutnë Prishtinë, kanë protestuar familjarët e dy të pandehurve, A. Kastratidhe N. Dushi, në rastin e vrasjes së Alban Kastratit nga Prishtina, më23 shtator në Prishtinë.

Qëllimi i mbajtjes së protestës, sipas protestuesve, ishte lirimi nga paraburgimi i dy të pandehurve A. Kastrati dhe N. Dushi.

Me të filluar protesta, zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, Lulzim Sylejmani dhe prokurorja e kësaj lënde, Fikrije Fejzullahu, i kanë pritur në takim përfaqësuesit e familjes Kastrati dhe familjes Dushi.

Në këtë takim, zëvendëskryeprokurori Sylejmani dhe prokuroja Fejzullahu, ua kanë sqaruar përfaqësuesve të të dy familjeve, të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast, si dhe i kanë njoftuar se deri në ç’farë faze i kanë zhvilluar hetimet.

Për këtë rast, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, i ka filluar hetimet më 24 shtator 2011. Deri tani janë ndërmarrë shumë veprime hetimore. Janë intervistuar pesë nga gjashtë të pandehurit, (i gjashti do të intervistohet gjatë javës së ardhshme), si dhe shumë dëshmitarë. Janë kërkuar ekspertizat mjeko-ligjore dhe ekspertizat balistike. Edhe veprimet tjera të nevojshme pritet të ndërmerren në afatin sa më të shkurtër kohor.

Duke pasur parasysh peshën e kësaj  vepre penale dhe pasojat e saj, për përfundimin e fazës hetimore dhe ndriçimin e rastit nevojitet akoma kohë.