Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Komunale në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të KEK-ut, në drejtim të veprës penale marrje e ryshfetit

Prishtinë, 16 nëntor 2011 – Prokuroria Komunale në Pejë, ka ngritur sot aktakuzë kundër dy punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës,  G. A. dhe  F. M. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale, marrje e ryshfetit, nga  neni  343  par. 1 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës.

Të akuzuarit si persona zyrtarë, e në bashkëveprim, pas kontrollit të orëmatësit në shtëpinë e të dëmtuarit  nga Peja, kanë kërkuar përfitim për vete, kinse për të kryer një veprim zyrtar.

Prokuroria Komunale në Pejë i ka propozuar Gjykatës Komunale në Pejë që të akuzuarit të shpallen fajtor, për veprën penale, me të cilën ngarkohen dhe të dënohen konform dispozitave të Kodit Penal të Kosovës.