Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Zbulimi i fshehtësisë zyrtare

Prishtinë, 20 maj 2016/ Prokuroria Themelore në Prishtinë-Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit B.B., ish udhëheqës i Divizionit të Prodhimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.
 
I pandehuri akuzohet për kryerjen e veprave penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.2 pika 2.1 lidhur me par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Zbulimi i fshehtësisë zyrtare nga neni 433 par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës i pandehuri ngarkohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe zbulimin e fshehtësisë zyrtare, duke publikuar informata për procesin e punës së prodhimit të dokumenteve, të cilat sipas ligjit klasifikohen si sekret zyrtar. Këto veprime i pandehuri i ka kryer gjatë kohës sa ishte në pozitën e Udhëheqësit të Divizionit për prodhim në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

Prokurorja e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpall fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit.