Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lumezi e Osmani thërrasin për bashkëpunim të gjitha institucionet që kanë qenë subjekt i auditimit

Prishtinë, 4 korrik 2016 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Besnik Osmani.

Gjatë këtij takimi, u bisedua për Raportet e Auditimit të Pasqyrave Financiare të cilat kanë përfunduar dhe janë publikuar për të gjitha institucionet publike të Republikës së Kosovës, si dhe kanë biseduar për modalitetet e bashkëpunimit  mes institucioneve që ata udhëheqin.

Po ashtu, ata i inkurajojnë dhe i thërrasin për bashkëpunim të gjitha institucionet që kanë qenë subjekt i auditimit që të bashkëpunojnë me Zyrën Kombëtare të Auditimit për implementimin e rekomandimeve si dhe me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, lidhur me rastet ku ka dyshime të arsyeshme se është kryer ndonjë vepër penale.