Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Njoftim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 15 korrik 2016 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton të gjitha mediat në vend se urdhëresa e Prokurorisë Speciale, me numër PPP.27/16, e datës 16.06.2016 lidhur me dyshimet për varrezë apo mbetje mortore nё hapësirën e kampusit të Universitetit të Prishtinës do tё vazhdoj të ekzekutohet edhe për një vend sipas specifikave tё përshkruara nё urdhëresë.
 
E gjithë kjo ka ardhur pas koordinimit tё punëve teknike nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore  (të asistuar edhe nga Njësia e Hetimeve tё Krimeve tё luftës) me autoritetet komunale dhe ndërmarrjet publike tё Komunës sё Prishtinës, me qëllim të evitimit të dëmeve eventuale në infrastrukturë, respektivisht nё rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit, ngrohjes, rrymës etj.