Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka takuar kryeprokuroren gjenerale të Portugalisë, Joana Merques Vidal

Prishtinë, 12 tetor 2015 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, po qëndron për vizitë pune në Portugali.

Në kuadër të kësaj vizite kryeprokurori Lumezi është pritur nga homolog’ja e tij, kryeprokurorja gjenerale e Portugalisë dhe njëherësh kryetarja e Këshillit Prokurorial në Portugali, Joana Merques Vidal, me të cilën është biseduar lidhur me organizimin e sistemit prokurorial në Republikën e Kosovës dhe organizimin e sistemit prokurorial në Portugali. 

Në këtë takim ndër të tjera është biseduar edhe për pervojat e sistemit prokurorial dhe zyrës së kryeprokurores së Portugalisë, me qëllim të ngritjes së standardeve të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës në standardet e sistemeve prokuroriale më të zhvilluara të vendeve të Evropës.

Kryeprokurori Lumezi dhe kryeprokurorja Merques Vidal, biseduan edhe për zhvillimin e aftësive organizative, posaqërisht në fushën e bërjes së politikave strategjike prokuroriale, mekanizmave koordinues, zhvillimin e karrierës së prokurorëve, përgjegjësinë e prokurorëve dhe llogaridhënien e tyre. Gjithashtu, është biseduar edhe për zhvillimin e karrierës së kryeprokurorëve dhe metodat e vlerësimit të performancës dhe përgjegjësisë së tyre.  

Të dy kryeprokurorët u pajtuan se do të angazhohen të punojnë për thellimin e bashkëpunimit në mes sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës dhe sistemit prokurorial të Portugalisë, për të shkëmbyer përvojat e prokurorive të dy vendeve në luftën kundër kriminalitetit, me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit prokurorial të Kosovës.