Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Njoftim për media

Prishtinë, 13 tetor 2015 – Departamenti për Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet kundër deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale: Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 365 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Përdorimi i armës, nga neni 375 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij hetimi ka qenë i planifikuar edhe intervistimi i deputetëve të dyshuar, për të cilën arsye sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrëmë është ndaluar deputeti Albin Kurti.

Deputeti Kurti është intervistuar në polici në prezencë të avokatit mbrojtës dhe menjëherë pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar dhe prokuroria do ta njoftoj opinionin me kohë për rrjedhën hetimore.