Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

PSRK ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.M, drejtor i Departamentit Ligjor dhe Licencimit të Autoritetit Regullativ të Hekurudhave

Prishtinë, 14 tetor 2015 -   Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur Aktakuzë kundër të pandehurit A.M, drejtor i Departamentit Ligjor dhe Licencimit të Autoritetit Regullativ të Hekurudhave (ARH), për veprën penale, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Me datë 31 Mars 2014, në Prishtinë, i pandehuri A.M, në cilësinë e personit zyrtar, përkatësisht të Drejtorit/Kryesuesit të Departamentit Ligjor dhe Licencimit të Autoritetit Regullativ të Hekurudhave (ARH), në emër të institucionit të lartcekur, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje direkte, me veprim dhe me qëllim që të përfitoj dobi materiale kompania aktuale “Trainkos”, si operator i vetëm për kryerjen e shërbimeve të transportit hekurudhor në Republikën e Kosovës dhe njëkohësisht të shkaktimit të dëmit material për kompaninë “Railtrans”, i tejkalon kompetencat e tij, si dhe nuk i përmbush detyrat zyrtare.

Në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 92, paragrafi 12.4 dhe 17.1, të Ligjit për Hekurudhat Nr. 04/L-036, Rregulloren e Licencimit Nr. 01/2012 dhe të Nenit 11, paragrafi 1.1.1 dhe 1.1.2, të Udhëzimit Administrativ mbi Licencimin e Operatorëve të Transportit Hekurudhor nr. 02/2012, ka lëshuar Vendimin Nr. 02/14, të datës 31.03.2014 me të cilin ka revokuar në mënyrë të kundërligjshme Licencën Nr. 01/2014, të dt. 10.03.2014 për transport hekurudhor të mallrave të ndërmarrjes “Railtrans” L.L.C, me seli në Prishtinë, nr. biznesi 70487616, pronar Besir Çmega, të cilën në emër të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARH) e kishte lëshuar vet i pandehuri, ku si pasojë i sjell përfitim operatorit të vetëm publik dhe monopolist “Trainkos” dhe njëkohësisht i shkakton dëm material të dëmtuarës kompanisë “Railtrans” në vlerë rreth 1.2 milion euro.

•    Me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.