Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë aktvendim për zgjerimin hetimeve në rastin e përgjimeve

Prishtinë, 04 tetor 2016 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimit në rastin e përgjimeve, i cili fillimisht është iniciuar kundër të pandehurit A.G. deputet dhe kryetar i grupit parlamentarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
 
Hetimet janë zgjeruar edhe kundër shtatë zyrtarëve të tjerë: A.P. ish- Shefe e Njësisë për furnizim në Departamentin e farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë, I.G. ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, B.B. ish- ministër në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik, N.K. ish - Kryesues i Kuvendit në Komunën e Prizrenit Z.P. deputet në Parlamentin e Republikën e Kosovës, F.Sh. ish - zëvendës ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe S.G ish - Këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
 
Të gjithë të pandehurit dyshohen për kryerjen e dy veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK dhe Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.