Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Lumezi vizitoi Prokurorinë e Gjilanit

Prishtinë, 28 shtator 2017- Sot, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, Haxhi Dërguti dhe Laura Pula, kanë vizituar Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

 

Po ashtu, ata diskutuan edhe për arritjet dhe sukseset e kësaj prokurorie, ku u konstatua se Prokuroria Themelore e Gjilanit,ka pasur rezultate të mira dhe rritje të efikasitetit të punës.

 

Vlen të theksohet se Kryeprokurori Lumezi, dhe anetarët e komisionit në fjalëgjatë ditëve në vijim do ti vizitojnë të gjitha prokuroritë e Kosovës, ku do të diskutojnë me eprorët e prokurorive lidhur me zbatimin e Strategjisë kundër korrupsionit.