Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë veprat penale “vrasjes në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”

Prizren, 30 nëntor 2017-  Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër personit I.M., pasi që ka  kryer veprën penale “vrasje në tentativë” nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së, dhe veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KP-së. 

 

Sipas aktakuzës i akuzuari më 08.11.2017  në lagjen Arbana në rrugën ,,Beteja e Pashtrikut”, I.M. pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me një çështje pronësore të pazgjidhur, me dashje ka tentuar ta privon nga jeta të dëmtuarin A.A., në atë mënyrë që me armë të zjarrit-pistoletë nga një distancë prej 1-1.5 metër ka shtënë në drejtim të dëmtuarit në pjesën e stomakut duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

 

Me këto veprime I.M. ka  kryer veprën penale “vrasje në tentativë” nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së, dhe veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KP-së.