Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë vitit 2018 ka ngritur 74 aktakuza, për rastet e dhunës në familje

Gjakovë, 20 dhjetor 2018 - Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë vitit 2018, ka pranuar 73( shtatëdhjetë e tre) raste të cilësuara si dhunë në familje.

E njëjta Prokurori për vitin 2018, ka ngritur 74 ( shtatëdhjetë e katër) aktakuza për rastet e dhunës në familje, përkatësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së.

Prokuroria Themelore në Gjakovë është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, sidomos ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje.