Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për veprën penale lëndim i rëndë trupor

Gjakovë, 20 dhjetor 2018 - Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda me datë 20 dhjetor 2018, ka ngritur aktakuzë kundër E.B., për veprën penale ”lëndim i rëndë trupor”, nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me par.2 nënpar.2.1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.B., me datë 18.09.2018, në Stacionin e Autobusëve në Gjakovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit H.C., në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte në vendin e tij të punës, i pandehuri e godet me thikë duke i shkaktuar plagë shpuese në pjesën e majtë të kraharorit.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.