Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

VAZHDUAN VIZITAT E KRYESUESIT ISUFAJ NËPËR PROKURORI, AI SOT VIZITOI GJILANIN DHE FERIZAJIN

Gjilan-Ferizaj, 10 qershor 2016 – Kanë vazhduar vizitat e Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, nëpër prokurori. Ai i shoqëruar nga drejtori i Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, sot ka vizituar Prokurorin Themelore të Gjilanit dhe Ferizajt, ku me këtë rast ka takuar kryeprokurorët, prokurorë dhe personelin e këtyre prokurorive.

Kryesuesi Isufaj gjatë vizitave të bërë në Prokurorinë Themelore të Gjilanit dhe Ferizajt, është njoftuar nga afër me punët që janë duke u bërë nga ato dy prokurori, por edhe me sidat me të cilat po ballafaqohen gjatë punës së tyre.

Gjatë takimeve është biseduar edhe për mundësinë e aplikimit në të gjitha prokuroritë e Kosovës, modeli i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, e cila aplikon modelin e punës “një prokuror për një gjyqtar”.

Gjatë këtyre vizitave, Kryesuesi i KPK-së ka thënë së Këshilli dhe Prokurori i Shtetit janë duke punuar në identifikimin e nevojave të prokurorive, me qëllim të shtimit të kapaciteteve nëpër të gjitha prokuroritë.

Vizitat e Kryesuesit Isufaj nëpër prokuroritë e Kosovës do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa pas identifikimit të nevojave të prokurorive, Këshilli Prokurorial i Kosovës do të merr vendim në plotësimin e të gjeturave nëpër prokurori.