Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Komisioni për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 23 qershor 2017 -  Komisioni për Administrimin e Prokurorive, sot ka mbajtur takimin e parë pas themelit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës  në mbledhjen e fundit (takimin e 135 të KPK-së).

Në këtë takim përveç kryetares së Komisionit, prokurores Radica Milic dhe anëtarëve të Komisionit, kanë marrë pjesë edhe anëtarët e grupit punës të themeluar nga Komisioni në përbërje e të cilit janë përfaqësues të stafit administrativ.

Gjatë këtij takimi u diskutua për kompetencat e komisionit dhe për përcaktimin e metodologjisë se punës, ndërsa u tha se kanë për qëllim harmonizimin dhe unifikimin e punëve administrative në Prokurorin e Shtetit.

Po ashtu u diskutua edhe për marrjen e praktikave më të mira të punëve dhe aplikimin e tyre në sistemin prokurorial të Kosovës.

Në këtë takim u vendos në caktimin e prioriteteve të punëve të komisionit, ndërsa u tha se do të bëhet monitorimi i ngarkesave me lënd dhe monitorimi i regjistrimit të lëndëve në të gjitha prokuroritë e Republikës së Kosovës.