Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Është mbajtur takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 12 dhjetor 2018 - Është mbajtur sot takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative në të cilin pjesëmarrës ishin anëtarët e Komisionit, kryesuesi i Komisionit Disiplinor, kryeprokurorët e Prokurorive Themelore të Gjilanit dhe Prizrenit, përfaqësues nga Ambasada Amerikane, Holandeze, shoqëria civile dhe administrata e Këshillit prokurorial.

Gjatë këtij takimi është vazhduar puna në hartimin e Kodit të Etikës për Prokurorë, ku është vazhduar praktika e Komisionit, me ç’rast Kodi është trajtuar nen për neni.

Në fund të takimit pas diskutimeve nga të pranishmit, Komisioni vendosi që ti propozoj Këshillit për miratim Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale për prokurorë në takimin e radhës të Këshillit Prokurorial.