Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vazhdon hartimi i Rregullores për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive

Prishtinë, 10 qershor 2019 - Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, prokurori Zejnullah Gashi dhe udhëheqësi i Zyrës Ligjore në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Valdrin Krasniqi, janë takuar me përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë, me ç’rast është punuar në hartimin e Rregullores për emërimin e kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive.

Në vazhdën e angazhimeve për hartimin e kësaj rregulloreje janë diskutuar format e aplikacioneve, konceptdokumenteve, vetëvlerësimeve dhe akteve e tjera, të cilat do të jenë pjesë e rregullores.

Edhe në këtë takim u vlerësua mbështetja e madhe dhe kontributi i partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti i Ambasadës Amerikanë në Kosovë për hartimin e Rregullores për emërimin e kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive.

Komisioni për Çështje Normative është duke u angazhuar në vazhdimësi në përfundimin e hartimit të Rregullores për emërimin e kryeprokurorëve dhe dërgimin e saj në Këshill për miratim.