Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Komisionit për Çështje Normative

Prishtinë, 23 nëntor 2023 - Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga Armend Zenelaj, ka mbajtur takimin e radhës sipas agjendës së paraparë, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Me këtë rast, anëtarët e Komisionit për Çështje Normative miratuan draftin e Rregullores për qasje në dokumente publike të sistemit prokurorial, e cila pas vënies në dëgjim publik do të procedohet për miratim në njërin nga takimet e KPK-së, si dhe formuan Grupin e punës për hartimin e draftit të Rregullores për Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV).

Gjatë takimit është diskutuar edhe për draftin e Rregullores për Themelimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve, për të cilën është thënë se do të jetë në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat e BE-së, me ç’rast përfaqësuesit e OSBE-së, theksuan rolin dhe rëndësinë e madhe që ka themelimi i kësaj zyre për shtetin e Kosovës.