Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Maloku priti në takim përfaqësuesit e Projektit Rajonal "Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor"

Prishtinë,  9 tetor 2023 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z. Jetish Maloku, ka pritur në takim përfaqësuesit e Projektit rajonal për monitorimin e proceseve gjyqësore, i cili implementohet nga OSBE-ja, me mbështetje të Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë. 

Qëllimi i takimit ishte diskutimi për intensifikimin e bashkëpunimit, në mënyrë që të avancohen edhe më tej proceset e punës me anë të mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë në çështjet me interes të veçantë, siç janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me  këtë rast, Kryesuesi Maloku, duke falënderuar përfaqësuesit e këtij projekti, theksoi nevojën e përkushtimit të dyanshëm për avancimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunim në fushën e çështjeve që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të profileve të larta në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të bashkëbisedimit të sotëm është diskutuar në lidhje me raportin e të gjeturave dhe rekomandimeve gjatë monitorimit të seancave gjyqësore dhe mënyrave se si këto rekomandime do të mund të zbatohen nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe institucionet e tjera të sistemit gjyqësor në Kosovë.

Në përfundim të këtij takimi, Kryesuesi i KPK-së edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe BE-së janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zbatimit të rekomandimeve të këtij raporti.