Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Panelit vlerësues për intervistimin e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë

Prishtinë, 4 tetor 2023 – Paneli vlerësues për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë ka mbajtur një takim konsultativ lidhur me mbarëvajtjen e procesit të emërimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, njëherësh edhe Kryesues i Panelit, z. Jetish Maloku, njoftoi anëtarët e Panelit lidhur me mbarëvajtjen e procesit, duke theksuar se është shumë i interesuar që të ketë një proces sa më transparent.

Ndërkaq, Ushtruesja e Detyrës së Drejtoreshës së NJSHPP-së, znj. Ismije Maxhuni, njoftoi panelin me Udhëzuesit e nenit 13 dhe 14 të Rregullores 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, formularët e poentimit, dosjet e kompletuara - dokumentacion e dorëzuar nga katër kandidatët në proces, dokumentacionin e mbledhur nga institucionet e ndryshme dhe trupat e KPK-së.

Kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë që kanë plotësuar kriteret dhe që do të ftohen në intervistë janë: z. Anton Hasanaj; z. Ardita Beqiraj Hyseni; z. Dëshirë Jusaj dhe z. Enis Gashi.

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të njoftojë me kohë për procedurat e tjera të procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.