Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Komisionit për Administrim të Prokurorive

Prishtinë, 26 shtator 2023 -  Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga z.Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët e këtij Komisioni dhe udhëheqësit e njësive organizative të SKPK-së.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me formimin e Grupit të punës së përdoruesve të SMIL-it, temë kjo, që doli nga takimi i përbashkët i Komisionit për Administrimin e Prokurorive dhe Komisionit për Administrimin e Gjykatave. Ky grup do të ketë për detyrë identifikimin dhe dhënien e propozimeve te komisioni për rregullimin dhe përmirësimin e procesit të punës gjatë vendosjes së të dhënave dhe procedimit të tyre për miratim në takimet e KPK-së.

Po ashtu, anëtarët e Komisionit janë njoftuar lidhur me progresin e arritur dhe aktivitetet që ka zhvilluar dhe që ka në plan për t’i zhvilluar Grupi punues për harmonizimin e legjislacionit në fuqi të formave shabllon, që përdoren nga prokuroritë pas ndryshimeve të fundit ligjore.

Në përfundim të takimit është diskutuar edhe për identifikimin e prokurorisë model lidhur me përdorimin e regjistrave fizikë.