Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi i KPK-së priti në takim ambasadorin britanik

Prishtinë, 26 shtator 2023 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z.Jetish Maloku, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott.

Takimi i sotëm, Maloku-Abbott, është zhvilluar në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, me ç’rast Kryesuesi Maloku falënderoi në mënyrë të veçantë Ambasadorin Abbott, duke shprehur vullnetin dhe përkushtimin e madh për të zhvilluar partneritetin e përbashkët në fushat përkatëse, në mënyrë që të ketë avancim dhe fuqizim të rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër, Ambasadori i e Mbretërisë së Bashkuar, z.Abbott, duke falënderuar Kryesuesin Maloku për pritjen, theksoi se misioni diplomatik i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë mirëpret dhe angazhohet vazhdimisht për fuqizimin e sektorit të drejtësisë, e në këtë kontekst edhe fuqizimin e institucioneve prokuroriale.

Bashkëbiseduesit u pajtuan gjatë takimit që iniciativat e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit dypalësh për forcimin e rendit dhe zbatimin e ligjit të jetësohen duke u fokusuar pikërisht në proceset e reformave dhe rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë, proces ky, që vazhdon të ketë mbështetjen nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.