Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 17 korrik 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar në kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person i dyshuar. Ndërsa, pranë gjykatës kompetente janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit, ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës  penale, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

 /

      /

/  

      /

         /

Ndalimet

/

8

      1

      2

 /

       1

 /

/

        12

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

   2 – 2

     /

 1 – 1

1 – 1

       /

 /

      4 – 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

          /

Sekuestrimet

/

/

 

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe katër (4) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Sulmi” dhe “Vetëgjyqësia” .

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy  (2) persona të dyshuar për vepra penale. Një (1) person i ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit nën dyshimin për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person i ndaluar për 48 orë për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar ”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.


Shkarko raportin 24 orësh