Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 15 korrik 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur dyzetetri (43) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzetedy (22) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit dhe masës së ndalimit për t’iu afruar personit apo vendit të caktuar, ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar personit apo vendit të caktuar ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) presona të dyshuar për kryerje të veprave penale dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

19 - 23

4 - 14

8 – 8

8 – 8  

      /

/

    4 – 4

    43 - 57

Ndalimet

2

3

      /

      3

 /

       11

1

 2

        22

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

5 – 6

    

     /

 /

   1 - 1

       /

 /

      6 - 7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

          /

Sekuestrimet

/

/

 

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës.

                      


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Kanosja”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale Rrezikimi i trafikut publik”, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar personit apo vendit të caktuar ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Sulmi”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit :
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) presona të dyshuar për kryerje të veprave penale. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe  një (1) person i ndaluar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”

Aktakuzat :

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve” 

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm” 

Një (1)aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve "; 

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale "Vjedhje e rendë";

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale "Kanosja'.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Zjarrëvënia’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar dhjetë (10) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Sulmi seksual”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale Kanosja dhe Sulmi”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) kundër katër (4) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.


Shkarko raportin 24 orësh