Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 14 Korrik 2023 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër shtatëdhjeteshtatë (77) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëzetepesë (25) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dhjetë (10) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 të KPRK-së, si dhe janë ngritur 28 aktakuza ndaj 55 personave për vepra penalë të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

9-9

9-9

-

2-2

28-55

1-1

1-1

50 - 77

Ndalimet

-

6

1

3

-

6

1

8

25

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

       1-2

2-2

-

1-1

-

2-5

-

6 - 10

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dy (2) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për të Mitur, më urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1) person të dyshuar (i mitur), për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Po ashtu, nga Departamenti për të Mitur, është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi (i mitur), për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona, dy (2) persona për shkak të veprës penale Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) person, për shkak të veprës penale Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar gjashtë (6) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Departamenti i përgjithshëm, ka ngritur gjashtë aktakuzë ndaj shtatë (7) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 të KPRK-së, shtatë aktakuza ndajë shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhje” nga neni 313 të KPRK-së, një aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rendë” nga neni 315 të KPRK-së, tri aktakuza ndaj tre (3) personave për veprën penale “Kanosje” nga neni 181 të KPRKsë, një aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 të KPRK-së, një aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që kryen veprën penalë dhe huliganizëm” nga neni 404 të KPRK-së, një aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “ Ngasje ne gjendje të paftë apo të dehur” nga neni 371 të KPRK-së, një aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 të KPRK-së, një aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” nga neni 318 të KPRK-së, një aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës” nga neni 393 të KPRK-së, një aktakuzë ndajë dy (2) personave për veprën penale “ Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga neni 321 të KPRK-së, dy aktakuza ndajë dy (2) personave për veprën penale “ Sulm” nga neni 184 të KPRK-së, një aktakuza ndajë një (1) personi për veprën penale “Ngacmim seksual” nga neni 183 të KPRK-së dhe tri aktakuza ndaj tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve” nga neni 314 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona, për tre (3) persona për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”, dhe për dy (2) persona për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuza kundër një (1) personi, për veprat penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë një aksioni të realizuar dje, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar fillimisht katër (4) persona të dyshuar në  kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Ushtrimi i ndikimit”, ndërsa, më vonë janë ndaluar edhe tre (3) persona tjerë, për shkak të dyshimit të veprës penale  “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person tjetër për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Shkarko raportin 24 orësh