Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 13 Korrik 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetepesë  (25) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave të pandehur.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundi ka ndaluar një (1) person për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit nën dyshimin se kanë kryer vepër  penale dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe  ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje” nga neni 248 të KPRK-së.

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ndaluar pesë (5) persona për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1 - 1

12 - 15

4 - 4

3-3

1-1

/

/

4-5

25-29

Ndalimet

/

3

1

1

1

1

5

1

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

2 – 2

/

1-1

/

/

1-1

4-4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri, për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile’’, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 dhe 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë aktualisht i inkriminuar si krime kundër njerëzimit nga nenin 143 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4, 1.6 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, më urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngacmimi seksual”, po ashtu nga ky departament është parashtruar edhe një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundi ka ndaluar një (1) person për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit nën dyshimin se kanë kryer vepër  penale “Ngacmimi”

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”
                                                                                              
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "Dhuna në familje".


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "Dhuna në familje".

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Lëndimi i rëndë trupor".


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i përgjitheshem, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” nga neni 248 të KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar pesë (5) persona, tre (3) persona për shkak të veprës penale Lëndim i rëndë trupor”, dy (2) persona për shkak të veprave penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të mitur për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Shantazhi”.


Shkarko raportin 24 orësh