Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 12 Korrik 2023 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzet (40) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar  trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër  (4) presona të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

9-10

7-8

-

17-17

-

-

4-5

37 - 40

Ndalimet

-

5

2

4

1

-

-

1

13

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

       2-2

1-1

-

2-3

-

1-1

-

6 - 7

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Zjarrvënia”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vrasja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, më urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Ngacmimi seksual”, po ashtu, nga ky departament është ndaluar edhe një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale  “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Peshkimi i kundërligjshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit :
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër  (4) presona të dyshuar për kryerje të veprave penale. Tre (3) persona në dy  raste të ndara janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Blerja, shitja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Grabitja’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale  “Lëndimi i rëndë trupor”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Zjarrvënia”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”.


Shkarko raportin 24 orësh