Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 10 Korrik 2023 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, po ashtu për 48 orë janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.  

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër një (2) personave, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

1-1

-

1-1

Ndalimet

-

5

2

-

-

3

-

1

11

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

       1-1

-

-

-

-

2-2

-

3 - 3

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosja”, dy (2) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren-Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lendimi i lehtë trupor” nga neni 185 të KPRK-së, dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhuna në familje” nga neni 248 të KPRK-së dhe veprën penale “Lendimi i lehtë trupor” nga neni 185 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit, një (1) kërkesë për një (1) person, për shkak të veprës penale “Kanosja”, si dhe një (1) kërkesë për një (1) person, për shkak të veprave penale “Kanosja dhe Ngacmimi seksual”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”. 


Shkarko raportin 24 orësh