Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 7 korrik  2023– Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetekatër  (34) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë  ֝parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë  (7) personave të pandehur.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  për 48 orë një (1) person të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

19-21

4-4

3-7

1-1

//

2-2

     5-7

34-42

Ndalimet

/

6

1

1

/

2

/

/

10

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

//

5-5

2-2

//

//

/

//

 

7-7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulmi”, një (1) person për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe një (1) person për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrimi” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “ Grabitja”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrëmbimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren-Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, në dy raste të ndara, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.  

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër (5) personave për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “ Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Sulmi” dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra penale të ndryshme.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Shmangia nga tatimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

 Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Shkarko raportin 24 orësh