Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 5 korrik 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetë  (20) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (15) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tetë (8) personave të pandehur.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) persona dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundi ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit nën dyshimin se kanë kryer vepra  penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryrje të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

 

12 - 13

/

 

4-8

  

     3-4

    1-1

   20-26

Ndalimet

/

/

      /

    2

 3

      3

1

1

        10

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 - 5

  1 – 1

     

 /

 

        /

 2-2

    5-8   

Bastisjet

/

/

/

 

/

 

/

/

         

Sekuestrimet

/

/

/

 

/

 

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ndaj katër (4) personave, për shkak të veprave penale “Dhënia e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.


Prokuroria Themelore Prizren

Këresat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar së i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundi ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit nën dyshimin se kanë kryer vepra  penale. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhje”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale "Lëndimi i lehtë trupor", 

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale  "Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  "Rrezikimi i trafikut publik",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  "Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë".


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona për kryrje të veprave penale. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) i mitur i ndaluar për 24 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë-Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra penale të ndryshme.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor dhe Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.  Ndërsa, një (1) kërkesë tjetër është parashtruar ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.


Shkarko raportin 24 orësh