Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 04 korrik 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetë (38) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona dhe ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundi ka ndaluar një (1) person për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryrje të veprave të ndryshme penale.

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

 

32 - 38

/

 

5-5

  

1/1

    /

   38-44

Ndalimet

/

8

      1

    1

 

      3

 

2

        15

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

      /

     

 

 

       

 /

       

Bastisjet

/

/

/

 

 

 

 

/

         

Sekuestrimet

/

/

/

 

 

 

 

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Kanosja”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda,  me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”dhe katër (4) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për këto vepra penale:

Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënja e rryshfetit në sektorin privat”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundi ka ndaluar një (1) person për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” .


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Dhuna në familje",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  "Lëndimi i lehtë trupor", 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  "Kanosja",

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  "Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore", 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  "Ndërtimi pa leje".


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona për kryrje të veprave penale. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) i mitur i ndaluar për 24 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë-Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor dhe Kanosja”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.  Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.


Shkarko raportin 24 orësh