Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 2 korrik  2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë Themelore janë ndaluar shtatë (7) persona  të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1)  në kohëzgjatje 48 orë për veprën penale “Blerja, shitja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh si dhe një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

    Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

//

 

/

//

/

 

//

//

Ndalimet

/

2

     /

1

 

3

/

/

7

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

//

/

    /

 

/

     /

/

      /

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1)  në kohëzgjatje 48 orë për veprën penale “Blerja, shitja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve” .


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhuna në familje” nga neni 248 të KPRK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor”.


Shkarko raportin 24 orësh