Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 30 Qershor 2023  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

27-28

3-3

-

14-16

-

3-3

1-1

48-51

Ndalimet

-

7

1

-

-

-

-

-

8

Paraburgimet:

kërkesat - personat

-

1-1

1-1

-

1-1

-

-

-

3-3

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person i dyshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe katër (4) persona, në tri raste ndaras, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (2) personave, për veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:        

Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale ‘’Vrasje nga pakujdesia’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për krime të rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

Aktakuzat:    

Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi  pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra penale të ndryshme.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor dhe Privimi i kundërligjshëm i lirisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.


Shkarko raportin 24 orësh