Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 27 qershor 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza kundër gjashtëdhjetekatër (64) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar tre (3) persona, dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet e tre (23) personave për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1 – 1

22 - 22

7 – 7

/

3 – 3

   1 – 1

19 - 23

    5 - 7

    58 - 64

Ndalimet

/

8

      /

     2

 1

      1

 3

1

        16

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

      /

     /

 /

/

       /

 1 – 1

      2 – 2

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

          /

Sekuestrimet

/

/

 

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën  penale ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), lidhur me nenin 56 (paragrafi 1) të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda- prokurori kujdestar ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ndaluar tre (3) persona për veprën penale “Dhuna në familje” një (1) person për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “Kanosje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi dhe mosekzekutimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Vrasja në tentativë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” si dhe një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për vepër penale dhuna në familje nga neni 248 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë-Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar tre (3) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra penale të ndryshme.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehte trupor

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale “Dhuna në familje”

Pesë (5) aktakuzë kundër tetë (8) personave, për veprat penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale “Sulmi”

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”

Tri (3) aktakuza kundër tre (4) personave, për veprat penale “Kanosja”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

 


Shkarko raportin 24 orësh