Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 26 qershor 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

      /

          /

Ndalimet

/

8

      /

     /

/

       1

/

/

         9

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

      /

     /

/

/

     1 – 1

/

      2 – 2

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

 

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të Mitur- prokurori kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” .

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ndaluar tre (3) persona për veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” dhe veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda- me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person për veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Kanosja”.


Shkarko raportin 24 orësh