Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 25 qershor 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tetë (8) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka ushtruar pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

      /

          /

Ndalimet

/

6

      /

     1

/

       /

1

/

        8

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

5 – 6

      /

     /

/

/

        /

    3 – 3  

      8 - 9

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

 

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda- prokurori kujdestar ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Dhunimi”.

Departamenti për të Mitur- prokurori kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhunimi” dhe veprën penale “Shtrëngimi”.

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, një (1) person për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Dhunimi”.

Departamenti për të Mitur- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhunimi” dhe veprën penale “Shtrëngimi”.

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, një kërkesë për një (1) person për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe një (1) kërkesë për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Kanosja”, një (1) kërkesë tjetër ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” dhe një (1) kërkese tjetër ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Sulmi”.


Shkarko raportin 24 orësh