Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 23 Qershor 2023  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona dhe janë paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

12-13

6-7

-

4-4

-

3-3

17-18

42-45

Ndalimet

-

4

-

3

-

-

-

-

7

Paraburgimet:

kërkesat - personat

-

5-5

-

2-2

2-5

-

-

-

9-12

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja grabitqare” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra penale të ndryshme.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor dhe Sulmi”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër  tetëmbëdhjetë (18) personave për veprat penale si në vijim:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


Shkarko raportin 24 orësh