Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 20 Qershor 2023  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

24-24

3-4

-

8-10

-

3-6

8-11

46-55

Ndalimet

-

3

-

3

-

3

2

1

12

Paraburgimet:

kërkesat - personat

-

-

-

-

-

-

1-1

-

1-1

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi trupor” dhe një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dëmtimi i varreve apo kufomave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Pengim i personit zyrtar ne kryerjen e detyrave zyrtare, si dhe (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”zjarrvenia”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për veprat penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” dhe Sulmi”, si dhe një (1) person, për veprën penale ”Kanosja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Sulmi” dhe ”Kanosja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza gjashtë (6) persona për vepra penale të ndryshme.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për një (1) person për veprën penale “Vrasja e rëndë”, për një (1) person për veprën penale ”Vrasja në tentativë”, si dhe për dy (2) persona për veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 


Shkarko raportin 24 orësh