Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 18 Qershor 2023  – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona dhe ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

8

-

-

-

-

1

-

9

Paraburgimet:

kërkesat - personat

-

5-5

1-1

-

-

-

1-1

-

7-7

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

 

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

 

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja”, dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i parasë”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për veprat penale “Sulmi“ dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) personi, për shkak të veprave penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi“, “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit“, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë“, dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

 

 


Shkarko raportin 24 orësh