Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 15 nëntor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë, katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, është raportuar për një vdekje në rrethana të dyshimta në Gllogoc, me ç’ rast prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i është përgjigjur vendit të ngjarjes, me urdhër të njëjtës trupi është dërguar për obdukim, ndërsa rasti është kualifikuar “hetim mbi vdekjen” dhe vazhdon të hetohet.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave. 

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

2

1

7

2

/

/

2

14

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

1 – 2

1 – 4

/

/

/

/

2 – 6

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona të  dyshuar për vepra të ndryshme penale. 

Katër (4) persona janë ndaluar për  veprën penale “Vjedhje shërbimeve”

Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”

Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Pengimi  i procesit zgjedhor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhënia ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin’’.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shantazhi”.


Shkarko raportin 24 orësh