Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 05 tetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në katër raste të ndara, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    8 – 8     2 – 2     /    26 – 28     /    4 – 5     /    40 – 43 
Ndalimet    /    4    /    /    2    5    /    1    12 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    2 – 3     1 – 1     /    1 – 1     1 – 1     /    /    5 – 6 
Bastisjet    /    /    /    /        /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /        /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale si në vijim: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dy 
(2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Njëri është ndaluar për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, ndërsa tjetri për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për këto vepra penale:
Njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Shkarko raportin 24 orësh