Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 01 tetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindedyzetegjashtë (146) aktakuza kundër njëqindeshtatëdhjetetetë (178) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur gjashtëdhjetenjë (61) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale ”Rrezikimi i trafikut publik”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Kanosja”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    61 – 74     28 – 37     /    9 – 10     11 – 11     12 – 13     25 – 33     146 – 178 
Ndalimet    /    6    /    /    1    2    1    /    10 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    3 – 4     /    /    /    1 – 1     1 – 1     /    5 – 6 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /        /    /    /    /    /    /

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.  Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me urdhër arrest, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” dhe dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëdhjetenjë (61) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave, për këto vepra penale:
Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Nëntë (9) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vrasja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Kanosja” dhe “Detyrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Prokuroria Themelore Prizren

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’, ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Kanosja’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe një (1) person, është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për këto vepra penale: 
Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
 
Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale ”Rrezikimi i trafikut publik”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Kanosja”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore  ose tarifave akcizore”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhunimi”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i parasë”.
 
Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Tre (3) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

Shkarko raportin 24 orësh