Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 30 shtator 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjëzetepesë (125) kundër njëqindegjashtëdhjetedy (162) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur shtatëdhjetegjashtë (76) aktakuza kundër nëntëdhjeteshtatë (97) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe nga kjo prokurori është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona. Një (1) person, për shkak të veprës penale ”Grabitja”, si dhe një (1) person për veprën penale “Kanosje. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Grabitja”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    76 – 97     12 – 15     5 – 9     11 – 13     1 – 1     6 – 6     14 – 21     125 – 162 
Ndalimet    /    5    /    2    2    1    2    2    14 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    2 – 2     1 – 1     /    1 – 1     1 – 1     1 – 1     1 – 1     7 – 7 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe tre (3) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëdhjetegjashtë (76) aktakuza kundër nëntëdhjeteshtatë (97) personave, për këto vepra penale:
Pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Tetë (8) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.


Prokuroria Themelore Prizren


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit: 
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.
Një (1) person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer  veprën penale “Kanosje”, një (1) person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer  veprën penale “Vjedhje”. 

Aktakuzat: 
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale. 
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë” 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar“
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhje” 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rrem”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për shkak të dyshimit se njëri ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa tjetri veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Bashkëjetesa me personin nën moshën 16 vjeç”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Bashkëjetesa me personin nën moshën 16 vjeç”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, kurse, një (1) person tjetër është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Shkarko raportin 24 orësh