Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 29 shtator 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetedy (72) aktakuza kundër tetëdhjeteshtatë (87) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëzetenjë (21) personave, si dhe ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të njëzetegjashtë (26) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope“, nga neni 267, lidhur me nenin 31 të KPRK-së. nga kjo kërkesë janë sekuestruar, një (1) qese e dyshuar me narkotik të llojit “kokainë” me sasi 0.72 gram, një (1) qese e dyshuar me narkotik të llojit “marihuanë” me sasi 1.36 gram, një (1) dwr me numër serik: S/N 201505130280, para të gatshme, gjithsej 190 euro, një (1) qese plastike me mbetje të substancës të dyshuar për kokainë e pa peshuar (sasi e vogël).

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tridhjetë (39) aktakuza kundër tridhjetekatër (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për trembëdhjetë (13) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara, si dhe, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar nëntë (9) persona, për shkak të veprës penale ”Sulmi”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak për nëntë (9) persona, për shkak të veprës penale ”Sulmi”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    39 – 43     4 – 6     /    14 – 15     3 – 3     7 – 15     5 – 5     72 – 87 
Ndalimet    /    2    1    3    2    3    9    1    21 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    1 – 2     3 – 13     /    2 – 2     /    1 – 9     /    7 – 26 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    1    /    /    /    /    /    /    /    1
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope“, nga neni 267, lidhur me nenin 31 të KPRK-së. nga kjo kërkesë janë sekuestruar, një (1) qese e dyshuar me narkotik të llojit “kokainë” me sasi 0.72 gram, një (1) qese e dyshuar me narkotik të llojit “marihuanë” me sasi 1.36 gram, një (1) dër me numër serik: S/N 201505130280, para të gatshme, gjithsej 190 euro, një (1) qese plastike me mbetje të substancës të dyshuar për kokainë e pa peshuar (sasi e vogël).
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetë (39) aktakuza kundër tridhjetekatër (43) personave, për këto vepra penale:
Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, në kohëzgjatje prej 48 orëve ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për njëmbëdhjetë (11) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” ndërsa, njëri nga të ndaluarit ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se njëri nga të dyshuarit ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
 Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vetëgjyqësia”, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Ngacmimi”, një (1) person i ndaluar për veprat penale “Zjarrvënia”, “Detyrimi” dhe “Kanosje”. 
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për shkak të dyshimit se njëri ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, ndërsa, tjetri veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër kundër (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.


 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”,  si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar nëntë (9) persona, për shkak të veprës penale ”Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak për nëntë (9) persona, për shkak të veprës penale ”Sulmi”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër nëntë (9) personave, për shkak të veprës penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”.


Shkarko raportin 24 orësh