Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 27 shtator 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.
 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 24  orë një (4) të mitur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.  

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Ndalimet    /    1    3    4    3    1    /    /    12 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    /    1 – 1     /    /    /    /    /    1 – 1 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në tri raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari i parë ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,  i dyshuari i dytë është ndaluar për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”, ndërsa i dyshuari i tretë është ndaluar për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit: 
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 24  orë një (4) të mitur për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.  


 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
 


Shkarko raportin 24 orësh