Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 24 shtator 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore, janë ngritur tetëdhjetenjë (81) aktakuza ndaj njëqindegjashtëmbëdhjetë (116) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, lidhur me veprën penale në formë të pjesëmarrjes  ose organizimit të  grupit kriminal të organizuar nga neni 283 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesëdhjetetre (53) aktakuza kundër shtatëdhjetë (70) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy  (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Detyrimi” nga neni 328, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Detyrimi” nga neni 328. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    1 – 16     53 – 70     6 – 8     /    3 – 3     1 – 1     2 – 2     15 – 16     81 – 116 
Ndalimet    /    2    1    3    1    1    1    1    10 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    1 – 1     2 – 3     /    1 – 1     2 – 2      1 – 1     /    7 – 8 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Aktakuzat: 
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, lidhur me veprën penale në formë të pjesëmarrjes  ose organizimit të  grupit kriminal të organizuar nga neni 283 të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”. 
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëdhjetetre (53) aktakuza kundër shtatëdhjetë (70) personave, për këto vepra penale:
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:         
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 të KPRK-së.                

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave. Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person është bërë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së, ndërkaq një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, është bërë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 të KPRK-së.              

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.                   
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.  
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.  
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Vrasja” nga neni 172 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.             
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 i KPRK-së.          
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit të shtetit: 
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) të mitur janë ndaluar për 24 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Grabitje”.  Një (1) i dyshuar është ndaluar 48 orë  për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi me subvencione’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi me subvencione’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar , në dy raste të ndara. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, si dhe, një (1) kërkesë kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën  penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Detyrimi” nga neni 328. 

Kërkesat për caktim të paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Detyrimi” nga neni 328. 

Aktakuzat: 
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  nga neni 422,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale nga neni 366.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
 


Shkarko raportin 24 orësh